Largohet lënda e dyshuar shpërthyese nga autobusi në Drenas, Policia nis hetimet

Lajme

Largohet lënda e dyshuar shpërthyese nga autobusi në Drenas, Policia nis hetimet

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Rreth orës 17:00 është raportuar për një mjet të dyshuar eksploziv në një autobus në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka njoftuar se kanë arritur ta largojnë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthyese.

Pas kësaj njësitet e hetuesisë kanë filluar të merren me rastin.

“Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthese.

Në koordinim me prokurorin është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

Njësitet e hetuesisë më pas do të merren me hetimet për të ndriçuar këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat