Gazeta amerikane “National Interest”: Gabimi strategjik i Beogradit – formulimi i pyetjes rreth pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Lajme

Gazeta amerikane “National Interest”: Gabimi strategjik i Beogradit – formulimi i pyetjes rreth pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Nga: F.B Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Beogradi ka bërë gabimin strategjik, kur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë “(MSP) të marr vendim për legalitetin e shpalljes së njëanshme, në vend se të kërkoj nga Gjykata të shqyrtojë a është legale shkëputja e Kosovës nga Serbia, shkruan “National Interest”, transmetojnë “Kurir”, dhe “Bota sot”.

Po të vendoste MSP se Kosova me recesion nga Serbia ka shkelur ligjin ndërkombëtare, fuqitë e mëdha evropiane do të gjendeshin në pozitë ekstreme të papërshtatshme për të mbrojtur procedurën e shpalljes jolegale sipas drejtës ndërkombëtare, shkruan revista amerikane , ku paralel bënë analizën e rastit të Kosovës me atë të Nagornjë Karabah.

Në anën tjetër po të shpallte gjykata se recesioni i Kosovës është legal, kjo do të “shkatërronte barrierat” për shumë recesione tjera në botë, shkruan gazeta amerikane.

Kështu sipas “National interest”, gabimi i Serbisë soli deri tek largimi i asaj që gjykata të deklarohet për çështjen thelbësore të legalitetit të recesionit, por ka marr qëndrimin më të arsyeshëm të mundshëm, duke konstatuar se nuk ka shkelje të drejtës ndërkombëtare në vetë deklarimin e pavarësisë , përveç nëse në mënyrë eksplicite e ndalon Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Në thelb deklarimi i pavarësisë si shkruan gazeta nga Uashingtoni është “çështje e lirisë së shprehjes''.

Kohë pas kohe të gjitha palët kanë deklaruar se Kosova është rast i veçantë, dhe jo presedan formal juridik dhe thirrja në rastin e Nagornji Karabahut tregon jo-gatishmërinë për të pranuar realitetin.

Kur fuqitë perëndimore e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, ato pa asnjë dilemë kanë deklaruar se Kosova është rast unik (sui generis) – rast special që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk mund të shfrytëzohet në asnjë rrethanë për situatat e tjera.

Por, kjo nuk ka pamundësuar nacionalistët në vendet tjera të botës të thirren edhe bazohen në rastin e Kosovës, kur iu ka krijuar mundësia për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat