Vulin e falendëron Rusinë për punën kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Lajme

Vulin e falendëron Rusinë për punën kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Aleksander Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka falënderuar sekretarin rus në Këshillin e Sigurimit, Nikolai Patrushev, për ta falënderuar që Rusia ka penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Një falënderim të tillë Vulin e ka bërë përmes një bisede telefonike.

Ai ka falënderuar zyrtarin rus për pozitën e Rusisë në respekt të sovranitetit të Serbisë, si dhe përpjekjet për parandalimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Interpol.

Patrushev në fund e ka ftuar Aleksander Vulinin për të vizituar Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat