Serbia në panik pasi në Kongresin amerikanë sot marrin pjesë tre lobistët shqiptarë

Lajme

Serbia në panik pasi në Kongresin amerikanë sot marrin pjesë tre lobistët shqiptarë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Seanca dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit të ShBA-ve po pritet me ankth e shqetësim në Serbi, vendin tonë obstruktiv fqinj, e ku do të marrin pjesë edhe ekspertë për Ballkanin Perëndimor. Në këtë seancë do të jepen rekomandime për administratën e re amerikane, të udhëhequr nga presidenti i zgjedhur Biden, mbi qëndrimet që duhet të mbahen për rajonin dhe për raportet Kosovë-Serbi.

Mediumi i njohur serb, B92, thotë si vijon “Fati i relacioneve Amerikë-Serbi po formësohet nga një organ amerikan i mbledhur sot. Të ftuar tre lobistë shqiptarë”.

Komiteti i kryesuar nga kongresmeni Eliot Engel – që për fatin tonë të keq humbi në zgjedhjet në distriktin e tij në Nju Jork dhe së shpejti do të zëvendësohet edhe në rolin e tij në Komitet – po shqyrton rekomandimet për administratën e Bidenit për t’u zbatuar në Ballkanin Perëndimor.

Në seancë do të marrin pjesë edhe Madeleine Albright – ish sekretarja amerikane e shtetit – dhe që kishte rol vendimtar gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë bisedimeve në Rambouillet.

I pranishëm do të jetë edhe Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins dhe njohës i çështjeve në Ballkan.

Albright, Engel dhe Serwer po cilësohen si lobistë shqiptarë nga mediumi serb.

Në këtë mbledhi duket se do të marrë pjesë edhe Janusz Bugajksi, një tjetër ekspert për çështjet e Ballkanit.

Por, zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi special i Administratës së ShBA-ve për Ballkanin, Matthew Palmer, ka deklaruar se qasja e ShBA-ve për rajonin nuk do të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat