Petkoviq: Në takimin e nesërm në Bruksel do të insistojmë për Asociacionin

Lajme

Petkoviq: Në takimin e nesërm në Bruksel do të insistojmë për Asociacionin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:07
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, thotë se Beogradi në Bruksel, ku nesër vazhdon dialogu me Prishtinën në nivelin teknik, do të insistojë në Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai tha se do të insistojnë në diskutimet edhe në sigurinë e familjeve të kthyera.

Ai deklaroi për TV Pink se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë nesër në Bruksel, nën kujdesin e BE.

Ndërsa, Mirosllav Lajcak do të ndërmjetësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat