Nesër vazhdon dialogu teknik Kosovë - Serbi

Lajme

Nesër vazhdon dialogu teknik Kosovë - Serbi

Nga: F. B. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:05
Ilustrim

Delegacioni i Beogradit që do kryesohet nga Petar Petkoviç do të jetë nesër pjesë e takimit në nivelin teknik në kuadër të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Takimi do të zhvillohet të enjten në selinë e Shërbimit për punë të jashtme në Bruksel , ndërsa temat që do të trajtohen janë hulumtimet e ndërsjella financiare edhe pasuria.

Vazhdimin e dialogut e ka paralajmëruar ditë më parë i dërguari special Lajçak, që po ashtu ka theksuar se do takohen ekipet teknike dhe temat janë ato për të cilat palët janë pajtuar më parë: çështja e hulumtimeve financiare dhe e pasurisë.

Njoftimin lidhur me vazhdimin e dialogut në nivelin teknik e ka bërë edhe e ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ku po përveç njoftimit për temat u njoftua insistimi që delegacioni serb do bëjë lidhur me Asociacionin.

Për Beogradin, thuhet në kumtesën për njoftimin e vazhdimit të dialogut çështja më e rëndësishme është insistimi për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Takimi i fundit i delegacioneve në nivelin teknik mes palëve është mbajtur në fund të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat