Gjermania nuk ka mbyllur kufijtë, ata që duan të udhëtojnë për në Kosovë duhet respektuar masat e të dy qeverive

Lajme

Gjermania nuk ka mbyllur kufijtë, ata që duan të udhëtojnë për në Kosovë duhet respektuar masat e të dy qeverive

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Në njoftimin e publikuar së fundi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani, rreth vendimeve të reja në kuadër të masave antikovid, bëhet e ditur nëse në mbledhjen e fundit, është urdhëruar mbyllja e kufijve.

Kjo ambasadë bënë të ditur se të gjithë kosovarët që jetojnë në Gjermani, e të cilët duan të udhëtojnë në Kosovë, kufijtë nuk janë mbyllur.

”Për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë në Kosovë: kufijtë nuk janë mbyllur por për këtë duhet respektuar masat e parapara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për testimet dhe karantinimet”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Klan Kosova  më parë publikoi të gjitha vendimet që Qeveria e Gjermanisë mori sot në mbledhjen e drejtuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat