Njëri prej personave që po mbahet në paraburgim në Serbi, është asamblist i kësaj partie

Lajme

Njëri prej personave që po mbahet në paraburgim në Serbi, është asamblist i kësaj partie

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Njëri prej personave që po mbahet në paraburgim në Serbi, është asamblist i kësaj partie

Partia Socialdemokrate ka konfirmuar se një prej dy qytetarëve që u arrestuan dje nga autoritetet serbe, është asamblist i këtij subjekti.

PSD përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, njofton se Blerim Maqestena, anëtar i kësaj partie dhe Berat Megjuani, po mbahen në paraburgim.

“Sipas informatave që kemi, Blerimi dhe Berati për shkak të mjegullës së madhe kishin humbur rrugën duke ecur në zonën kufitare me Serbinë, dhe gabimisht janë futur në territorin e Serbisë. Ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët janë vënë në kontakt me autoritetet serbe nga të cilat pastaj janë ndaluar.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me shqetësim morëm lajmin që dy qytetarë të Republikës së Kosovës, Blerim Maqastena (asambleist dhe aktivist i PSD-së në Podujevë) dhe Berat Megjuani janë arrestuar dhe paraburgosur në Serbi. Blerimi dhe Berati po mbahen tash e 2 ditë në paraburgim në Serbi. Kjo mbajtje e dy qytetarëve të Kosovës nga Serbia është absurde. Blerimi dhe Berati është dashur të lirohen menjëherë me një procedurë normale. Arroganca e autoriteteve të Serbisë është e papranueshme.

Sipas informatave që kemi, Blerimi dhe Berati për shkak të mjegullës së madhe kishin humbur rrugën duke ecur në zonën kufitare me Serbinë, dhe gabimisht janë futur në territorin e Serbisë. Ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët janë vënë në kontakt me autoritetet serbe nga të cilat pastaj janë ndaluar.

Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht që Blerimi dhe Berati të kthehen sa më parë në Kosovë. Duke parë natyrën e rastit, vonesat në trajtimin dhe lirimin e tyre janë të panevojshme dhe të papranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat