18 helmet më vdekjeprurëse në botë, me njërin nga ta u helmua një i akuzuar nga Haga

Lajme

18 helmet më vdekjeprurëse në botë, me njërin nga ta u helmua një i akuzuar nga Haga

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Slobodan Praljak

Disa prej tyre janë krijuar nga njeriu, të tjerë mund t’i gjejmë në natyrë. Por, fakti është që të gjithë këto helme janë shumë të rrezikshme.

Cianuri. Është helmi që përdori kroati Slobodan Praljak gjatë gjyqit ndaj tij për krime lufte. Përdorej edhe për zyrtarët nazistë. Simptomat që shkakton janë takikardi dhe paralizë respiratore.

Një bimë që gjendet në Amazonë dhe përdoret nga tributë për të bërë shigjeta helmuese. Paralizon muskujt e trupit për 20 minuta dhe vdekja vjen nga asfiksia.

Batracotoxina. Bretkosa që jeton në xhunglën kolumbiane e nxjerr këtë helm nga lëkura e saj kur ndihet e kërcënuar. Edhe ky helm përdoret nga tributë për t’i bërë vdekjeprurëse shigjetat e tyre. Substanca provokon sistemin nervor deri në shkaktimin e problemeve të zemrës, gjë që çon në vdekje.

Botox. Mund të jetë vdekjeprurës në doza të mëdha. Provokon paralizë muskulore dhe çon në vdekje nga asfiksia.

Maitotoxina. Është një helm që nxirret nga disa alga dhe organizma njëqelizorë ujorë, sidomos në zonat koralore. Ky helm mund të kalojë te njeriu kur gëlltitet nga peshq të vegjël. Mund të çojë në vdekje nga problemet që shkaktohen me frymëmarrjen.

Polonio 210. Helm radioaktiv, 50 herë më i fuqishëm se uraniumi. Efektet e tij nuk ndihen menjëherë, në doza të mëdha çon në mosfunksionim të shumë organeve.

Grerëza e detit. Pickimi i kësaj meduze, që jeton në Australi, konsiderohet si një nga helmet më vdekjeprurës që ekziston. Të merr jetën brenda 15 minutash. Fillimisht të shkakton ngërçe dhe dhembje të madhe. Në fund, të pushon zemra.

Peshku shkëmb. Jeton në ujëra tropikalë të Oqeanit Indian dhe Oqeanit Paqësor. Helmi i tij shkakton fillimisht dhembje koke, spazma dhe aritmi, por mund të çojë edhe në pushim të zemrës.

Gjarpëri Taipan. Jeton në Australi. Një pikë nga helmi i tij vret 10 të rritur. Helmi i tij është 50 herë më i fortë sesa ai i kobrës. Pas dhembjes së kokës dhe të vjellave, njeriu vdes pas 45 minutash.

VX. Një nga substancat më vdekjeprurëse të krijuara nga njeriu. Shkakton vdekje nga asfiksia.

Ricina. Është një toksinë e rrezikshme që merret nga farat e ricinës dhe që provokon disa simptoma: hemorragji stomaku, të vjella dhe diarre. Disidenti bullgar Giorgi Markov u vra pikërisht me këtë helm.

Tetrodotoxina. Prodhohet nga një lloj peshku dhe provokon vdekjen në një interval nga 20 minuta në 8 orë. Sulmon sistemin nervor dhe provokon paralizë në të gjithë trupin.

Antrax. Përdoret në luftërat biologjike dhe shkakton probleme në mushkëri dhe zorrë. Nëse thithet, përqindja e vdekshmërisë është 92%. Shkakton një grip të pashërueshëm dhe njeriu vdes nga shkatërrimi i sistemit të frymëmarrjes.

Gazi sarin. I dizenjuar si pesticid, përdoret si armë kimike. Është nga më vdekjeprurësit, mjafton të thithësh pak që goja të të mbushet me shkumë, të biesh në koma dhe të vdesësh.

Mërkuri. Avulli i tij sulmon trurin, duke shkatërruar sistemin nervor qendror dhe mushkëritë.

Amatoksina. Helm që vjen nga kërpudhat dhe që sulmon mëlçinë. I prekuri ndjen shumë dhembje, derisa vdes.

Mamba e zezë. Edhe pse nuk ka helmin më vdekjeprurës mes gjarpërinjve, natyra agresive e këtij gjarpri dhe sasia e helmit që injekton me një kafshim, e bën atë nga më të rrezikshmit. Helmi i Mambës të paralizon trupin dhe të krijon vështirësi në frymëmarrje.

Merimanga braziliane. Helmi i saj ndikon në kontrollin e muskujve, duke shkaktuar paralizë. Falë toksinës së saj Tx2-6 shkakton te meshkujt një ereksion që zgjat minimumi 4 orë. Vdekja vjen nga inflamacioni i mushkërive dhe fytit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat