DS: Petkoviç po falsifikon të kaluarën kur flet për dorëzimin e sistemit energjetike

Lajme

DS: Petkoviç po falsifikon të kaluarën kur flet për dorëzimin e sistemit energjetike

Nga: F.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:51
Petkoviç

Partia Demokratike e Serbisë (DS) ka hedhur poshtë akuzat e drejtuara nga Petar petkovi drejtor i (të ashtuquajturës) zyrës për Kosovë se menaxhimi me sistemin energjetik në Kosovë i është dorëzuar UNMIK-ut dhe institucioneve të Prishtinës qysh në vitin 2004 në kohën kur në pushtet ishte DS, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Janë thënë të pavërteta të rënda që janë formuluar në mënyrë që përmes propagandës së paskrupulltë të zhvendoset vëmendje. U përmend se viti 2004 kur DS nuk ishte as pjesë koalicioni! Këto informata janë lehtë të konfirmuara, për këtë shkak shqetëson mënyra e zëdhënësit të regjimit” thuhet në kumtesën e DS.

Këshilli resor-ial për miniera edhe energjetikë në DS rekomandon Petkoviç dhe partnerëve to koalicionit qeverisës të hap dialogun rreth asaj se kush ka pasur rolin kyç në këtë punë “ Kush ka dhënë premtime të rrejshme dhe kush ka mashtruar opinionin e gjerë”.

“Si makineri propaganduese ka nis të i jap formë realitetit tonë dhe të fabrikojë të kaluarën, nuk do të na befasoj edhe habis fakti nëse Petkovië në qëllimin e tij të përbetuar së shpejti të akuzoj ne dhe tjerët se jemi kreator të nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës” thuhet në kumtesë.

Këto polemika kanë ndodhur në kohën kur ka nis të funksionoj sistemi energjetik në të gjithë vendin dhe kur opozita fajësoi pushtetin aktual s epo bënë dorëzimin e sistemit energjetik në duar të shqiptarëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat