Vuçiq nesër takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Lajme

Vuçiq nesër takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Aleksandër Vuçiq

Gazeta serbe “Tanjug”, ka njoftuar se nesër presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë takime me përfaqësuesit politik dhe të institucioneve të serbëve të Kosovës, por nuk është njoftuar për temat e diskutimeve, transmeton “Bota Sot”.

Takimi me drejtuesit e strukturave që veprojnë në Kosovë dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë takime të rregullta, ku trajtohen gjendja politike dhe e sigurisë dhe përcaktohen detyrat për të ardhmen.

Mësohet se takimi i presidentit me përfaqësuesit e serbëve do të mbahet në mesditë në Pallatin Serbia.

Në takim sipas paralajmërimit pritet të marr pjesë edhe biseduesi kryesor dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në[ qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç, ndërsa pas takimit është parashikuar adresimi dhe deklaratat para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat