Jeremiç: Gishti shqiptar prej dje ka ndërprerë furnizimin me rrymë në veri

Lajme

Jeremiç: Gishti shqiptar prej dje ka ndërprerë furnizimin me rrymë në veri

Nga: F.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç ka deklaruar se në veri të Kosovës, “Gishti shqiptar është në ndërpresin e furnizimit me rrymë” dhe kjo është një tjetër goditje në sovranitetin e Serbisë mbi territorin e krahinës për çka kryekëput përgjegjës është Vuçiq dhe SNS, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Nëse do ketë tensione në veri, që nuk është e pamenduar dhe ka ndodhur disa herë në të kaluarën, atëherë një nga elementet mund të jetë vështirësimi i furnizimit me rrymë, sepse që nga sot konsumatorët në veri i takojnë sistemit energjetik të Kosovës dhe Shqipërisë dhe jo sistemit elektro-energjetik të Serbisë”, tha Jeremiç.

“Kontrolli i sistemit energjetik është një nga elementet e sovranitetit, siç janë telekomunikacioni dhe kontrolli i trafikut ajror...pothuajse të gjitha kompetencat e shtetit në veri të Kosovës i janë dorëzuar Prishtinës në shtatë vitet e kaluara, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ndërsa pala serbe nuk ka marr asgjë” tha ai .

Jeremiç ka thënë se është shumë vështirë të kthehet situata e mëparshme. “Nuk ka Asociacion të komunave tash e 7 vjet dhe ka dorëzim të sistemit energjetik, numër hyrës telefonik ndërkombëtar, shpërndarje të sistemit të sigurisë, shëndetësisë dhe gjykatave të Serbisë në veri që kanë ekzistuar para marrëveshjes së Brukselit.

Ndërsa lidhur me akuzat nga pushtetit se derisa ishte ministër “është përgjegjës për humbjen e Kosovës” , ai tha se në 7 vitet e shkuara pushteti është në duar të Vuçiqi dhe SNS, që kontrollojnë çdo gjë, bile edhe mënyrën e bisedimeve me palën shqiptare, përfshirë edhe realizimin e marrëveshjeve nga Brukseli.

“Nënshkrimi në dorëzimin e sistemit energjetik Prishtinës dhe Tiranës nuk e ka vendos askush kur ishte në pushtet në 2012, por ata që erdhën atë vit në pushtet duke premtuar ndërkombëtarëve se do bëjnë këtë. Veriu i Kosovës në vitin 2012 ishte i integruar në shtetin serb – shëndetësia, siguria, gjykatat, telefonia, prania e EPS dhe Telekomit serb”, tha Jeremiç.

“Sot situata nuk është e tillë, në veri menaxhojnë bandat kriminale, ndërsa sovranitetin nominal përfshirë sistemin energjetik e kanë në duar Prishtina”, përfundoi Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat