Zv/kryeministrja Albulena Balaj shmang pyetjet për “grupin e Kumanovës”

Lajme

Zv/kryeministrja Albulena Balaj shmang pyetjet për “grupin e Kumanovës”

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Zv/kryeministrja Albulena Balaj

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj, gjatë qendrimit të saj në Shkup është munduar të evitojë pyetjen e gazetarit për shtetasit e Kosovës të dënuar në rastin e Kumanovës që po vuajnë dënimet e larta në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

E pyetur nëse autoritetet e Kosovës mbeten në qëndrimin për hetimin ndërkombëtar të rastit, zv/kryeministrja Halimaj shmangu përgjigjen. Ajo tha se sot po diskutonin çështje të tjera. “Ne presim që të ndriçohet për secilin rast gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodh në të ardhmen.

Pra jemi këtu për diçka tjetër. Besoj se është interes i të dyja vendeve edhe kjo temë të cilën ju e ngritët, por ne do ta diskutojmë në një takim tjetër ose në një datë tjetër për këtë çështje. Është shumë e rëndësishme për qytetarët tonë kjo, por që ne sigurisht që jemi të interesohet gjithçka rreth asaj që ndodhi – deklaroi Albulena Balaj Halimaj, zv/kryeministre e Kosovës.

Hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës premtuan edhe autoritetet në vend por deri më tani nuk është marr asnjë hap në këtë drejtim. Në ngjarjet e Kumanovës së 9 dhe 10 majit të vitit 2015, mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 persona të grupit të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat