Kush do të bind serbët në veri të paguajnë rrymën?

Lajme

Kush do të bind serbët në veri të paguajnë rrymën?

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Serbia më nuk ka mundësi të bart rrymën elektrike në Kosovë pa pajtimin e pushtetit në Prishtinë, sepse këtë nuk ja mundëson marrëveshja e arritur në dialogun e Brukselit për normalizimin e raporteve mes Prishtinën, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Këtë për “Danas” e thonë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë duke komentuar ndalimin e transmisionit të energjisë elektrike nga Serbia qendrore në Kosovë, me të filluar të punës si i pavarur të sistemit energjetik të Kosovës.

Biseduesit e gazetës thonë se nuk është reale që Vuçiq të përpiqet të bind serbët në veri të paguajnë borxhet e grumbulluara për energji elektrike,sepse nuk ka shtrirje përgjegjësie.

Lazar Rakiç drejtues programi i Qendrës për zgjidhje alternative të kontesteve në Mitrovicë thotë se “ Nga momenti i realizimit të marrëveshjes për energjetikë, Vuçuq nuk ka autoritet të ndalojë apo bind serbët të paguajnë rrymën”.

“Autoriteti i Beogradit çka duhet të bëjnë qytetarët apo mos të bëjnë po i lihet Prishtinës që nga fillimi i përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit si integrimi në polici, gjykata dhe këto janë institucione që punojnë sipas ligjeve të Kosovës dhe është obligim i qytetarëve të respektohen. Deri tash sistemi i furnizimit është kryer nga Elektro-ekonomia e Serbisë që ka shfrytëzuar sistemin transportues pa pengesa, por tash pas ndarjes së sistemit , Serbia nuk ka mundësi të bart rrymë pas pajtim me KOSTT. Kur dihet se SPS është kompani publike që funksionon me sistemin e Serbisë, ajo nuk ka mundur të imponoj pagesën nga borxhlinjtë sepse nuk kishte në dorë mekanizmin e policisë e gjykatës që do snaskiononte për mospagesa të faturave” thotë ai.

Sipas Rakiç, marrëveshja për energjetikë mes palëve nënkupton krijimin e dy kompanive te rregullatori i Kosovës EPS tregtia dhe Elektro-shërbimi që do merreshin me furnizim, pagesë dhe shpërndarje të energjisë.

“Ky proces u ngadalësua nga shkaqe politike dhe këto kompani besoj se formohen, por ka paqartësi kujt i mbetet pasuria dhe infrastruktura e EPS në veri. Por licenca për shpërndarje  ishte thënë se duhet të bisedohet me BE, por nga koha e Edita Tahirit qartë u thanë se Elektro-shërbimi nuk do të i jepet licenca për shpërndarje”.

Ai shton se “nëse ndonjë konsumator nuk dëshiron të paguajë rrymën, tash kompania do ketë gjykatën dhe policinë si mekanizma që e ndihmojnë për sanksionimin dhe ekzekutimin e pagesave”.

Miodrag Marinkoviç,drejtor i OJQ „Aktiv“ nga Mitrovica vlerëson se është e sigurt se marrëveshja për integrimin e veriut në sistemin energjetik të Kosovës është bërë me pjesëmarrjen e Serbisë „që do të thotë se ajo di detajet e marrëveshjes që iu duhen qytetarëve janë të ditura për Beogradin “.

“Ajo se ato nuk i komunikojnë me ne, nxit frikë se ato assesi nuk mund të i prezantojnë si suksese të biseduesve. Ka plotë gjëra që do donim të dimë, që nga ajo kur do të nis pagesa e rrymës, çka do të bëhet me borxhet, sa është çmimi etj. Serbia me këtë marrëveshjeve e ka përjashtuar nga punët energjetike në veri, prandaj barra e bindjes së serbëve që duhet të nisin pagesën e rrymës nuk do të jetë punë e Vuçiqit por kompanisë përkatës shpërndarëse nga Prishtina. Kam frikë s kjo mund të rezultojë me shkyçje kolektive, frustrimin e popullatës edhe zgjidhje të tjera që do nxis pakënaqësi te qytetarët por edhe të bart rrezik për krizë humanitare” mendon Marinkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat