Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia duhet t’i ndjek kriminelët e luftës

Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia duhet t’i ndjek kriminelët e luftës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët përgjegjës për për krimet e luftës.

Godfrey ka shkruar në Twitter se në mënyrë që drejtësia të vihet në vend Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët e luftës.

Sipasi tij, shteti serb duhet të ndërprejë përshtypjen në rritje të mosndëshkimit për autorët në vend

“Në mënyrë që drejtësia të vihet në shërbim të viktimave dhe të ndërprejë përshtypjen në rritje të mosndëshkimit për autorët në vend dhe rajon, Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës”, ka shkruar ambasadori amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat