Vuçiq: Nuk do të pranoj idenë për heqjen e Srpskes

Lajme

Vuçiq: Nuk do të pranoj idenë për heqjen e Srpskes

Nga: F.B Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ai po sillet me përgjegjësi dhe e di çka është respektimi i integritetit territorial të vendeve tjera, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Disa në BeH nuk respektuan integritetin e Serbisë, por kjo nuk do të thotë se kemi pasur të drejtë të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme", tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se "Nuk do të pranojë idenë e heqjes së Srpska, jo se ajo është obligim ynë kushtetues, por ai që bënë këtë nuk dëshiron paqe edhe stabilitet në Ballkan”.

Ai theksoi se Serbia do raporte më të mira me vendet e regjionit sikurse që përparimi it të gjithëve ndikon edhe në përparimin e Serbisë.

"Sa i përket kroatëve, edhe ata i kuptoj, duam raporte më të mira me Kroacinë, mendoj se popujt tanë duhet të jenë të afërt në të ardhmen. Megjithatë, Serbia për atë shkak nuk mund të jetë thes i goditjeve”, tha Vuçiq.

"Sa më të mirë të jenë na nxisin, ndërsa nëse i pengon përparimi ynë, këtu nuk mund të bëjë asgjë. Mua fjalët e tyre dhe fyerjet vetëm më motivojnë të vazhdojë të punojë”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat