Serbia cak i garës së fuqive të mëdha: Ndikimi i BE-së i madh, prania ruse bie, vlerësohet rëndësia që Beogradi ka për Kinën

Lajme

Serbia cak i garës së fuqive të mëdha: Ndikimi i BE-së i madh, prania ruse bie, vlerësohet rëndësia që Beogradi ka për Kinën

Nga: F.B Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Analistët politik dhe përfaqësues të institucioneve konsiderojnë se ndikimi i disa fuqive të mëdha po vlerësohet sepse shkëmbimin më të madh ekonomik Serbia realizon me BE, ndërsa Kina dhe Rusia nuk përbëjnë ndonjë “arenë lufte” me rëndësi”, shkruajnë “Nova ekonomia” e “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vesna Markoviç nga Këshilli për punë të jashtme në Kuvend, Serbia deri tash ka hap 18 nga 35 kapituj e BE për integrim. “Marrëveshjet tona me vendet e treta pushojnë kur të bëhemi pjesë anëtare e BE-së, me BE kemi shkëmbimin më të madh tregtar, ndërsa Gjermania edhe Italia janë investuesit kryesor” thotë ajo.

Ajo nënvizon se ka rritje të investimeve kineze në infrastrukturë, Rusisë ne hekurudhë dhe Turqisë në autostrada. “Fondet e BE janë me rëndësi, kur flitet për kredi, secili shtet përpiqet të i marr në kushte sa më të mira” tha Markoviç. Sipas saj nga Serbia askush nuk kërkoi vendosjen e sanksioneve për Rusinë në harmoni me politikën e BE-së.

Nuk duhet të teprojmë me rëndësinë që Serbia ka për Kinën thotë Dejan Pavliçeviç nga Universiteti kinez "Xi’an Jiaotong-Liverpool" .

"Sebia dhe Ballkani janë vetëm një pjesë e gushës së shtrirjes së qasjes kineze. Nuk duhet tepruar me rëndësinë e Serbisë për Kinën, kur flitet për ‘brezin dhe rrugën’ ku ajo është përfshirë” thotë Pavliçeviç që përkujton se 60 prë qind e shkëmbimit tregat Serbia e bënë me BE.

Ai nënvizon se Kina nuk ka kapacitet që të ndikoj në problemin me Kosovën sikur që nuk interesa në regjion. Projektet e BE janë më pak të dukshme, për dallim nga ato kineze por nuk janë më të rëndësishme se projektet evropiane.

Rënia e pranisë ruse në Serbi

Se prania ruse ka rënie sipas Maksim Samorukov nga Qendra Karnegi e Moskës vërehet posaçërisht pas hapave për importin energjetik. “Këtë e mbështet edhe ministrja Zorana Mihajloviç që konsideron se në emergjent që importohen nga Rusia paguhen lartë” tha Samorukov. Ai shprehet se ish-ministri Daçiq ishte orientuar pro-rus dhe pas marrjes së detyrës në Kuvend shumë “njerëz nga sektori energjetik dhanë dorëheqje në Gazprom ".

Sipas parashikimit të tij nuk do ketë përtëritje të stërvitjeve ushtarake mes Rusisë edhe Serbisë që janë suspenduar dhe ndikimi rus do të jetë më i butë, por nuk do thotë se nuk mund të forcohet.

"Rusia aktualisht ka shumë probleme në hapësirat post-sovjetike si është konflikti në Nagornji-Karabah” thotë analisti rus.

Turqia në Serbi ndërton fabrika e në Bosnje hap xhamia

Raportet mes Serbisë dhe Turqisë bazohen në ekonomi dhe Turqia la vërejtur se ky bashkëpunim paguhet më mirë, shprehet Hamdi Firat Buyuk, analisti politik i platformës “Feniks Politik”.

"Turqia në Serbi ndërton fabrika për derisa në BeH hap xhamia dhe nuk di si do të ju sqarojë këtë fakt Erdogan boshnjakëve ", thotë ky gazetar që ndodhet në studime pos-diplomike në Sarajevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat