Historiani serb flet për Lidhjen e Prizrenit deri tek porti i Durrësit – port i “Kosovës”

Lajme

Historiani serb flet për Lidhjen e Prizrenit deri tek porti i Durrësit – port i “Kosovës”

Nga: F. B. Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Prizreni

Historiani Srgjan Graovac përkujton se kufiri mes Kosovës edhe Shqipërisë nuk ekziston që nga viti 1999, ndërsa me thirrjet gjithnjë e më të shpeshta për bashkim me Shqipërinë, po tentojnë të krijojnë “botën e vetë”, që përputhet  me promovimin e bashkëpunimit në kuadër të “Shengenit të vogël”.

Këtë Graovac e tha në bisedë për “Politika” duke shtuar se “Ideja për Shqipërinë e Madhe” u promovua në Lidhjen e Prizrenit nga 1878, kur u “kompozua” Ballkani dhe Rusia luftonte kundër Mbretërisë otomane.

Në atë kohë u krijua një lloj pakti me shqiptarët me shpresë që ata të jenë armët e tyre për interesat e Turqisë.

Lidhja e Prizrenit ndodhi nën ndikimin e Turqisë dhe Britanisë, ku në kuadër të kësaj organizate u tubuan shqiptarët më të njohur në Prizren dhe formuan rrjetin dhe shtrirjen në nivelin lokal.

Lidhja e Prizrenit përkujton ai, u vendos në hapësirën që shqiptarët edhe sot e konsiderojnë të veten që përputhet me Shqipërinë e Madhe. Shqiptarët kishin 300 mijë njerëz me armë, mblidhnin tatimin, kishin pushtet lokal edhe suprem. Ata  ishin një lloj shteti në shtet. Lidhja e Prizrenit shtrihej në katër vilajete, Shkodrës. Janinës, Kosovës dhe Manastirit. Lëvizja kombëtare shqiptare sipas Graovac nuk u zhvillua vetë, sepse fiset shqiptare ishin shumë të përçarë . “Problemi më i madh i shqiptarëve ishte se fatin e lidhën me fuqi të mëdha me shpresë që ata do ju jepnin “Shqipërinë e Madhe”, qoftë Italia, Turqia, Britania apo Amerika. Rrallë shqiptarët kanë tentuar të zgjidhin çështjet me biseda me Serbinë”, thotë Graovac.

Ai thekson se Serbia në kohën e luftërave të Ballkanit ka tentuar të promovojë idenë “Ballkani popujve të Ballkanit”, ku merret pjesë edhe politikani shqiptar Esat Pash Toptani, që mendonte s problemet mes shqiptarëve e serbëve zgjidhen vetëm me heqjen e kufijve.

“Në atë mënyrë mendonte se shqiptarët mund të jetojnë në një shtet dhe ndër të vetmit që ishte i gatshëm për bashkëpunim edhe marrëveshje me serbët. Por Esat Pash Toptan u vra nga bashkëkombësit e vetë midis Parisi”, thotë Graovac dhe deri tek dalja në skenë e Edi Rames nuk kishim figurë të gatshme për bisedime me serbët dhe ndërtim të raporteve në Ballkan.

“Rama pranon ‘Shengenin e vogël’ dhe heqjen e kufijve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe i porosit shqiptarët e Kosovës se nuk kanë arsye të kundërshtojnë këtë iniciativë, ndonëse ata kanë rezistuar shumë për këtë ide. Pikërisht për këtë Rama iu tha se Durrësi do të jetë porti i Kosovës, por heshti se Durrësi me ‘Shengenin’ do të jetë edhe porti i Serbisë dhe popujve të BeH”, tha Graova dhe shtoi se mes shqiptarëve vështirë të promovohet ndonjë ide që mbështet Serbia, sepse sillen sikur janë në ngritje të forcës dhe mund të bëjnë çfarë të duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat