Petkoviç i reagon Rada Trajkoviqit për Kosovën

Lajme

Petkoviç i reagon Rada Trajkoviqit për Kosovën

Nga: F. B. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:34

As Serbia as presidenti Vuçiq asgjë nuk kanë dorëzuar në duar të shqiptarëve si dëshirojnë dhe akuzojnë pa të drejtë Rada Trajkoviç dhe shefat e saj politik, por po bëjnë gjithçka që pa pengesa të bëhet furnizimi me energji në veriun e Kosovës ka thënë anëtari i Këshillit qendror të SNS Petar Petkoviç, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Prandaj nuk duhet pasur asnjë dilemë se do ia dalim në këtë përderisa kushdo qoftë në krye të vendit përkujdeset për interesat e popullit tonë dhe jo për pikë të ulëta politike apo duartrokitje nga Prishtina. Duket disfatiste që sot në Serbi kemi politikan opozitar që nga pozitat e mira në Beograd sulmojnë shtetin e vetë dhe dalin në anën e Prishtinës që me vite refuzon përmbushjen e marrëveshjes së nënshkruar përfshirë edhe atë për energjetikë nga viti 2013 dhe planin aksionar të 2015”, tha Petkoviç.

“Pikërisht për këtë Serbia përsëri për herë të pestë ka paraqitur kërkesën për regjistrim dhe licencim të dy kompanive serbe kompetencat e të cilave janë tregti, shpërndarja dhe furnizimi me energji për konsumatorët në veri”.

Serbia ka nisur disa aktivitete diplomatike në bashkësinë ndërkombëtare për të realizuar me sukses dhe pa pengesa furnizimin me energji në veri. Ne nuk kemi ndenjur ulur, as nuk kemi numëruar ditët as sekondat si mentorët politik të Trajkoviç.

“Ne që nga momenti i parë kemi punuar bë sigurimin e stabilitetit energjetik të popullit tonë në veri. Dhe ia kemi dal, ndërsa Rada Trajkoviç ka të drejtë vetëm në një gjë – nuk ka kthim prapa për Serbinë, ne vazhdojmë të forcohemi edhe ekonomikisht, në planin institucional dhe politik, ndërsa shefat e saj ka kohë që janë pjesë prapambetur e historisë. Ndoshta pikërisht për këtë Trajkoviç tash në Prishtinë e kandidojnë për president të Kosovës, gjërat qysh po shkojnë i ka ardhur mundësia për këtë”, tha  Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat