Petkoviç i reagon ministres Haradinaj: Dialogu është peng i krizave...

Lajme

Petkoviç i reagon ministres Haradinaj: Dialogu është peng i krizave...

Nga: F. B. Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 08:59
Meliza Haradinaj-Stublla

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës Petar Petkoviç ka deklaruar se Beograd në politikën e vetë udhëhiqet nga interesat shtetërore e kombëtare, por edhe interesat e regjionit dhe vazhdimisht është i përkushtuar për dialog me Prishtinën, prandaj për te është absurde deklarata e ministres Haradinaj –Stublla se Beogradi “i frikësohet dialogut”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“As në deklarata, as në praktikë asnjëherë nuk kemi vendosur pengesa për dialog dhe shumë herë për dallim nga Prishtina kemi vërtetuar besueshmëri në procesin e normalizimit”, tha Petkoviç.

Sipas tij dialogu me vite është peng i krizës politike në Prishtinë dhe hapave jo-civilizues të kreut politike shqiptar dhe faktit se Prishtina nuk përmbush obligimet që ka në procesin e dialogut.

“Prishtina me metoda para-legale tash e 7 vite e gjysmë nuk formon Asociacionin komunave serbe, që është parakusht për përmbushjen edhe marrëveshjeve tjera, po ashtu përfaqësuesit e Prishtinës më sjellje provokuese dhe të pamatura për pritjet e tyre me deklarata për normalizim rrënojnë atmosferën e dialogut dhe evitojnë rezultatet”, tha ai.

Petkoviç ftoi Prishtinën që në interesin e stabilitetit në regjion dhe ardhmërisë së banorëve të Kosovës të marr qëndrim përgjegjës ndaj dialogut dhe nevojës që mospajtimet të zgjidhen me mjete politike dhe qetë dhe jo me fushata të padobishme.

Më herët ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla duke komentuar deklaratën e Vuçiq se Serbia nuk do të njoh Kosovën, ajo e këshilloi Beogradin dhe Vuçiqin se “nuk duhet të i frikësohen dialogut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat