Policia e Kosovës tregon “dhëmbët”, ia ndalon zyrtarit serb hyrjen në Kosovë

Lajme

Policia e Kosovës tregon “dhëmbët”, ia ndalon zyrtarit serb hyrjen në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Policia e Kosovës

Policia e ka ndaluar që të hyjë në Kosovë zyrtarin serb nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milorad Arlov.

Kështu është raportuar në portalin Kosovo Online ku thuhet se Arlov është ndalur në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Pas këtij ndalimi ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Aty thuhet se Arlov po vinte në Kosovë për të shpërndarë 1 mijë pako me dhurata për fëmijët si dhe gjashtë bursa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat