Petkoviç: Përkundër pandemisë nuk ndalon “gjahu” ndaj serbëve

Lajme

Petkoviç: Përkundër pandemisë nuk ndalon “gjahu” ndaj serbëve

Nga: F.B Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:51
Petar Petkoviç

"Është e palejueshme që shëndeti dhe lufta për jetën e njerëzve në kulm të pandemisë të jetë arenë e lojës politike, virusi nuk njeh kombësi, Serbia është e përgjegjshme dhe përpiqet të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinë për të gjithë qytetarë"t, ka thënë drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç, duke komentuar reagimet për hyrjen e vaksinë në veri, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”

"Në spitalin në Krushevc mund të shërohen edhe serb, edhe shqiptar, andaj duke e pabesueshme që dikush në Prishtinë fillimisht merr barna e tash dëshiron të konfrontohet me vaksina. E gjithë kjo është në fushën e politikës ditore, këtu nuk duhet të ektë vend por duhet tregojmë humanizëm edhe solidarit" shprehet në kumtesën e zyrës që drejton ai.

"Gjyqësia në Prishtina ka traditë në keqpërdorimin e rasteve lidhur me krime të luftës dhe po bënë “gjah” ndaj serbëve, shpesh ata akuzohen për krime bazuar në deklarata të pakonfirmuara, pa fakte e argumente , si është rasti i dënimit të Arsiçit dhe arrestimit në Pejë. Kjo bëhet me qëllim ndaj atyre që synojnë të kthehen në pronat veta, përmes poliitksë së kriminalizuar dhe për të vendos një baraspeshë me akuzat që bëhen ndaj shqiptarëve", thotë ai.

"Sa ofrohen zgjedhjet përsëritet tregimi për gjenocidin serb dhe Vuçiq shpallet person i padëshiruar gjë që ndikon në sigurinë e serbëve mendon ai. Në mungesë së përgjigjeve për problemet e qytetarëve ata garojnë në ekstremizëm dhe fajin për problemet shoqërore e ekonomike i hedhin tek serbët. Është absurde që funksionarët e partive që kanë vra bashkëkombës dalin me porosi për fajin serb dhe demonizimin e Vuçiqit që u bë sport i kreut të disa partive", tha ai.

Në pyetjen se çka kërkojnë shqiptarët në bisedimet rreth pasurisë dhe çka është e papranueshme për Beogradin, ai tha se “Prishtina tash 7 vite e gjysmë refuzon të bisedojë për pasuritë, duke theksuar se ajo është çështje e brendshme, por investimet dhe dokumentet tona flasin ndryshe. Për ne është me rëndësi të vërtetohen këto bazuar edhe në parime ndërkombëtare dhe drejtën e pasurisë".

Ndërsa, lidhur me Asociacionin ai theksoi:

"Kam përshtypje se përfaqësuesit e Prishtinës vijnë jo për arritjen e ndonjë marrëveshje, por vetëm për formë. Mënyra e vetme që Prishtina të tregohet e besueshme është të formojë Asociacionin, dhe aktualisht nuk ka ndonjë pritje lidhur me këtë çështje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat