Nesër bëhet varrimi i pjesëtarit të FSK-së që ndërroi jetë mbrëmë, ai ishte pjesë edhe e UÇK-së

Lajme

Nesër bëhet varrimi i pjesëtarit të FSK-së që ndërroi jetë mbrëmë, ai ishte pjesë edhe e UÇK-së

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:05
Gyrner Murati

Koloneli Gyrner Murati i dha fund jetës së tij mbrëmë në ‘’Parkun e Arbërisë’’ në Prishtinë.

Pas kësaj nga FSK kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 në fshatin Llapashticë e Ulët në Podujevë.

Varrimi njoftohet se do të bëhet në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Tutje u tha se  Gyner Murati ishte pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit, kurse pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i FSK-së ka shërbyer në pozita udhëheqëse.

Njoftimi i plotë:

Gyrner Bajram Murati

15.01.1973-27.12.2020

Ka ndërruar jetë  pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kolonel Gyrner Murati .

Homazhet  nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me dt. 29.12.2020  në ora 1000 , ndërsa varrimi do të bëhet po ketë ditë në ora 1500 në fshatin Llapashticë e Ulët  Komuna e Podujevës sipas rekomandimeve të IKSHPK.

Gyrner Murati ka lindur me 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët Komuna e Podujeve, ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, pas transformimit ka shërbyer në  Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në pozita udhëheqëse, së fundmi Shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, pas vetës i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre  fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat