Prishtina e hidhëruar për imunizimin në veri dhe vazhdon injorimin për Asociacionin

Lajme

Prishtina e hidhëruar për imunizimin në veri dhe vazhdon injorimin për Asociacionin

Nga: F.B Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Politikanët në Prishtinë nuk heqin dorë nga kritika për Beogradin për shkak të vaksinimit të qytetarëve në veri, duke e konsideruar atë shkelje të marrëveshjes së Brukselit, ndonëse shëndetësia nuk përmendet në atë dokument, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Në marrëveshje përmenden parimet përkatësisht elementet kryesore të Asociacionit dhe aty thuhet se ajo ka mbikëqyrje në avancimin e mbrojtjes primare edhe sekondare shëndetësore, por si dihet autoritetet në Prishtinë nuk duan të formojnë Asociacionin.

Institucionet shëndetësore serbe në Kosovë punojnë me sistemin e Serbisë dhe rreth 70 për qind e barnave në komunat në veri deri tash kanë arritur nga Serbia qendrore, barnat dhe pajisjet kundër virusit në veri deri tash kanë arritur me pajtimin e Prishtinës, por ku flitet për vaksinë thuhet se erdhën ilegalisht.

Lidhur me këtë dënim nga Prishtina, presidenti Vuçiq tha se, “Është i lumtur që sot dikush më akuzon se dërgoj barna e vaksina dhe jo tanksa. Beogradi dëshiron bashkëpunim me Prishtinën. Duam politikë të paqes duke mbrojtur në të njëjtën kohë interesat kombëtare serbe”.

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç thotë për “Novosti” se nuk di nëse ka procedurë të veçantë apo ndonjë kufizim të bartjes së vaksinës përmes vijës administrative, por konstaton se pala serbe gjithsesi nuk shkel marrëveshjen e Brukselit me sigurimin e vaksinës sepse një pikë e tillë nuk përmendet në asnjërën nga 15 pikat e atij dokumenti.

“Ky lloj i vërejtjeve që bëhen shërben për opinionin e brendshëm në prag të zgjedhjeve dhe janë përpjekje të dëshmimit se ‘Kosova’ është shtet dhe ajo nuk është. Serbia ka të drejtë legjitime për atë që bënë sepse shëndetësia dhe arsimi në Kosovë punojnë me sistemin serb. Kosova sipas rezolutës 1244 është pjesë e Serbisë dhenë kuptimin e drejtësisë ndërkombëtare dhe ajo ka obligim që të kujdeset për qytetarët e vetë. Po të ishte formuar Asociacioni, shëndetësia do të ishte përgjegjësi e saj, ndërsa edhe kështu është në sistemin e Serbisë”, tha Milivojeviç.

Kryesi i detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar dje se kjo përbën “shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit” që dëshmon se “Serbia është nënshkruese dhe nuk përmbush”. Ajo ka shtuar se nuk ka koordinim ndërmjet institucioneve shëndetësore të Serbisë dhe Kosovës dhe Serbia shfrytëzon këtë vakum për stabilizim të situatës.

Vaksinat nuk janë të parat që i pengojnë disave në Prishtinë, po kishte rezistencë edhe lidhur me testet për virus. Si duket kur ishte vënë barriera për prodhime serbe si në verën e shkuar dyqanet ishin të zbrazëta, pasi mallrat nuk mund të kalonin pa dokumentin “Republika e Kosovës".

Deklarata e pakuptimtë

Lidhur me deklaratën e Server se Vuçiq nuk do të pranoj pavarësinë e Kosovës përderisa nuk merr shpërblim anëtarësimin në BE, që sigurisht nuk do të jetë në dispozicion gjatë mandatit të tij, theksoi se, “nuk ka çfarë të heq as të shtojë, nuk luan me deklarata, ai është serioz dhe përgjegjës dhe nuk do të ketë njohje derisa ai është president”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat