Sejdiu e quan vitin 2020 vit të sprovave

Lajme

Sejdiu e quan vitin 2020 vit të sprovave

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar qytetarët për shëndet e suksese në vitin 2021.

Ai në një postim në rrjetin social tha se: Kaluam një vit të sprovave të mëdha në shumë rrafshe.

"Edhe tani në natën e ndërrimit të motmoteve na duhet të mendojmë shumë për sfidat që na presin si njerëz dhe si vend.

Uroj që viti që po hyjmë të jetë vit i shëndetit të mirë dhe i sukseseve tuaja", tha ish-presidenti Sejdiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat