Policisë pritet t’i shtohen edhe mbi 200 zyrtarë, javën tjetër nënshkruhen kontratat

Lajme

Policisë pritet t’i shtohen edhe mbi 200 zyrtarë, javën tjetër nënshkruhen kontratat

Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Javën e ardhshme, 212 të rinj kosovarë pritet të nënshkruajnë kontrata pune me Policinë e Kosovës.

Ky institucion, dje ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar për zyrtarë policorë.

Kontratat me të rinjtë do të nënshkruhen me 12 janar në Drejtorinë rajonale të Policisë, në Prishtinë.

Kjo do të jetë gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës e cila do të aftësohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, pa ceremoni të përbashkët, por të ndarë në grupe të vogla si shkak i COVIDIT-19 kishte diplomuar gjenerata e 55-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Policët që diplomuan së fundi ishin ndihmesë e madhe për punën e policisë në kohë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat