Serbia vazhdon të dhuroj banesa serbëve në veri të Mitrovicës– 36 familje morën çelësat e banesave të reja

Lajme

Serbia vazhdon të dhuroj banesa serbëve në veri të Mitrovicës– 36 familje morën çelësat e banesave të reja

Nga: F. B. Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:12
Mitrovica

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë Petar Petkoviç ka dorëzuar sot 26 familjeve çelësat e banesave të reja në veri të Mitrovicës, në tri ndërtesa të ndërtuara me mjete të qeverisë së Serbisë dhe zyrës për Kosovë, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Banesat janë me madhësi prej 60 metra katror dhe janë ndërtuar për nevoja të çifteve të reja, familjeve të zhvendosura brenda Kosovës dhe personave me banim të rrezikuar në Mitrovicë.

Pas shikimit të këtyre banesave, Petkoviç theksoi se nuk ka dhuratë më të mirë për shtetin e Serbisë që pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, se të shohësh buzëqeshjen e këtyre njerëzve të cilëve iu dorëzuam çelësat”, transmeton “Kosovo-online”.

“Zyra jonë sot po dorëzon 36 banesa nga 96 sa janë ndërtuar në vitin 2020. Tetë ndërtesa në Mitrovicë., 5 në Leposaviç, dy në Zveçan dhe tri në Zubin Potok dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe në vitin 2021”, tha Petkoviç.

Ai shprehu kënaqësinë dhe tha se ndihet krenar se në vitin e shkuar që ishte e ngarkuar me virus dhe pandemi, Serbia ia doli të përfundojë këto ndërtesa dhe të vendos ato gjithë këto çifte të reja.

“Kur kemi fëmijë, kemi të ardhme dhe kjo është më e rëndësishmja. Për ndërtimin e këtyre ndërtesave janë investuar 330 milionë dinarë dhe me 10 janar duhen të përfundohen dhe disa detaje dhe pastaj do hapet konkursi për banesat tjera, që gjithsejtë do të jenë 96”, tha ai.

Duke ndërtuar shtëpi dhe ndërtesë, secilin kulm po ndërtojmë themelet më të forta të ekzistencës së popullit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat