Serbët nuk duhen të akuzohen mes vete rreth Kosovës – koha punon për ne shprehet ish-diplomati serb Jovanoviç

Lajme

Serbët nuk duhen të akuzohen mes vete rreth Kosovës – koha punon për ne shprehet ish-diplomati serb Jovanoviç

Nga: F.B Më: 8 janar 2021 Në ora: 19:14
Vladislav Jovanoviç

Serbët nuk duhet të akuzohen ndërmjet vetes rreth çështjes së Kosovës, sepse koha kësaj radhe punon për ne dhe jo për promotorët e pavarësisë së Kosovës ka thënë për “Kosovo-online” ish-shefi i diplomacisë serbe Vladislav Jovanoviç, transmeton “Bota Sot”.

"Secili lloj i mendimit disfatist për shkak të status qos aktuale që është e papërshtatshme për Serbinë nuk është ndihmë Serbisë. Nuk ia vlen që serbët të akuzohen njëri me tjetrin. Kjo nuk shpie askund. Nuk duhet idenë e unitetit serb të vihet në pikëpyetje pa marr parasysh në çfarë pozite është. Tash kemi aleat kohën. Koha nuk punon më për kundërshtarët tanë dhe ata që janë promotor të Kosovës si shtet i pavarur” tha ai duke reaguar në polemikën Kostiç-Gregorije rreth asaj a është Kosova serbe.

Jovanoviç përkujtoi se Kosova është e ndarë nga Serbia “me akt kriminal të kryer nga NATO me çka është shkelur rezoluta e OKB-së për definimin e krimit ndaj paqes”.

"NATO këtë e bëri me forcën e fuqisë së vetë duke iu falënderuar dominimit në OKB ku realizoi rezolutën 1244 që megjithatë pushtetin kryesor në Kosovë e kishte OKB dhe jo NATO apo ShBA”.

Ëndrra dhe synimi serb për të kthyer Kosovën

Sipas tij asnjë shtet në historinë moderne nuk ka pranuar në rrëmbimin e dhunshëm dhe jolegal të territorit dhe pranimit të territorit si shtet i pavarur.

"Ka shumë shembuj që tregojnë këtë, bie fjala Turqia e Ataturkut në vitet 20-të e përfitoi dhe integroi Sanxhakun e Aleksandrisë, provincën Hataj në Turqi dhe sot e asaj dite Siria edhe pas 100 vjetësh nuk ka heq dorë nga pjesa e territorit të vetë. Heqja dorë nga e drejta e territorit është diçka që nuk është shënuar në historinë moderne. Kjo se ne nuk jemi në gjendje të kthejmë territorin në rrethanat aktuale nuk do të thotë se në disa rrethana tjera ajo nuk të bie nën sovranitetin tonë faktik dhe jo vetëm juridik” tha Jovanoviç.

Fakti se NATO ia doli të prodhojë pavarësinë e Kosovës, nuk do të thotë se ia doli të realizojë pranimin e të gjitha shteteve evropiane as shteteve të botës.

"Diçka të tillë Amerika nuk mundet pafundësisht të pranoj, aq më parë që në ndërkohë Serbia është afirmuar politikisht, ekonomikisht, në kulturë dhe ushtarakisht dhe po bëhet kualitet gjeo-politk më me rëndësi në sy të ShBA-ve se vetë Kosova. Në situatën e tashme të garës ku Amerika ka me qendrat e tjera të fuqisë në Ballkan, rëndësia e Serbisë po rritet dhe ka perspektivë në pajtimin me Serbinë duke kthyer territorin ashtu që të forcojë ndikimin e vetë gjeo-politik në Ballkan“, tha Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat