Ish-ambasadori amerikan: Serbët janë fajtor për dhunën në Ballkan, Kosova meriton pavarësinë

Lajme

Ish-ambasadori amerikan: Serbët janë fajtor për dhunën në Ballkan, Kosova meriton pavarësinë

Nga: F. B. Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:56
William Montgomery

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Uliam Montgomeri në një tekst autorial ka theksuar se perëndimi mendon se serbët janë fajtor për gjithçka dhe nuk do ndryshojnë mendimin: “po shprehu mendimin personal se duhet rregulluar dhe pozicionuar realisht në situatën në Ballkan –pikat kyçe janë se serbët në kohën e Millosheviqit janë fajtor për dhunën dhe luftërat në Ballkan, Bosnja duhet mbetet në kufijtë aktual dhe Kosova ‘meriton’ pavarësinë në kufij aktual pas përndjekjes gjatë regjimit të Millosheviqit”, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Qëndrimi i dy grupeve etnike në Kosovë (shqiptarëve dhe serbëve) duhet të punojnë së bashku në vendosjen e një vendi shumë-etnik, kjo ide është posaçërisht me rëndësi për ShBA kësaj i qëndrojnë përkundër realitetit të ri që mbretëron në Kosovë pas 2 dekadave të përpjekjeve të pareshtura dhe çmimit që po paguhet.

Individë në ShBA nuk besojnë se BE do të mund të përmbahet kësaj politike. Ironia është se liderët në Ballkan kanë hundë për fuqi. Bosnja dhe Kosova janë në të njëjtën kohë çështje të ndara edhe të lidhura. Disa probleme janë specifike për fushën e vetë, Perëndimi ka frikë se çdo ndryshim kufiri apo politikë në një hapësirë mund të ndikoj në tjetrën, por edhe më larg bie fjala mund ringjallet separatizmi në Spanjë.

Në Kosovë leksionin që mësuan shqiptarët se rezistenca paqësore ka dështuar, ndërsa suksesi u arrit me dhunë të armatosur që nisi UÇK. Po ashtu kanë mësuar mirë të luajnë në kartën e konfliktit mes BE dhe ShBA dhe se do kenë pasoja të vogla nëse nuk mbajnë premtimet në bisedimet direkt me perëndimin.

Bile politikanët shqiptarë janë shumë më të interesuar të rrisin popullaritetin në skenën vendore se të zgjidhin çështjet shumë më të rëndësishme në pajtimin me Serbinë.

Ndonëse nuk ka luftë, raportet etnike si në Bosnje edhe Kosovë janë shumë të këqija, ka pasur pak pajtime apo nuk ka pasur fare. Të dy etnitetet mbeten të mbyllura në sistemet politike që iu kanë imponuar dhe që janë të paqëndrueshme dhe ndryshimi tregohet i pamundshëm dhe pas dy dekadave pak ka shpresë për përmirësim.

Administrata Tramp dhe i dërguari i saj Grenell sinqerisht kanë pasur pak kujdes apo shqetësim për Ballkanin, andaj nuk qanin kokën me qëndrimet e BE apo politikës së jashtme amerikane.

Në realitet nuk kanë pasur shans të arrijnë diçka me rëndësi për shkak kundërshtimit të BE dhe aktorëve të politikës së jashtme amerikane dhe grupeve vendore shqiptare. Përpjekjet  e pafat që të detyrohen Serbia dhe shqiptarët e Kosovës të ndryshojnë këndvështrimin në çështjen izraelite tregon interesin e vërtetë të tyre.

Mbetet fakt se shqiptarët e Kosovës ndihen të inkurajuar për qëndrime ekstreme sepse mendojnë se kanë mbështetjen e ShBA. Ata nuk do kënaqen me asgjë më pak se njohja e plotë dhe pranimi i kufijve aktual. Në Serbi po rriten presionet për lëshim pe në atë drejtim – ndonëse duket se anëtarësimi i Serbisë në BE është shumë larg, ndërsa premtimet e shqiptarëve në “dialog” me Serbinë nuk janë përmbushur.

Nuk shoh pse Serbia do të kishte bindje se lëshim i mëtutjeshëm pe do respektohet me lëshime edhe nga pala tjetër.

Sado që është vështirë të besohet – perëndimi deri sot nuk e ka kuptuar rëndësinë që ka çështja e Kosovës për Serbinë. Duke u nis nga fakti se nuk e kuptojnë, nuk janë të gatshëm të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e situatës së Kosovës, që mbase do kishte kuptim një dhembje apo mllef nga dy palët por nuk do kuptoheshin si të njëanshëm.

Përderisa kjo nuk kuptohet, nuk do ketë përparim real, bisedimet do të jenë pa rezultat dhe në Serbi do bëhet presion.

Të gjitha tregimet për raportet mes Serbisë dhe Rusisë e Kinës janë të parëndësishme. Nuk ka asgjë të keqe nëse ka raporte të mira edhe me to edhe me perëndimin. Por problem do bëhet nëse elementet serb enë Kosovë apo në Bosnje ndërmarrin masa të papranueshme, ndërsa BE dhe ShBA nga përtacia dhe mosgatishmëria që të marrin mbi vete çështjet kërkojnë nga qeveria e Serbisë të rregullojë sjelljen e papranueshme.

Ky është skenari të cilit personalisht i frikësohem. Perëndimi në vend që direkt të merret me situatën në Kosovë dhe Bosnje, do të bëjë presion intensiv në qeverinë serbe të bëjë këtë, pa dobi të prekshme për ndërmarrjen e aksioneve jo popullore politike. E vetmja gjë që do arrihet me këtë është që Serbia të shtyhet tutje nga perëndimi dhe të vendoset Ballkani në jo-stabilitetin e vazhdueshëm.

Edhe pse praktikisht të gjithë liderët e Ballkanit në 30 vitet e shkuara pak a shumë ndajnë përgjegjësinë për këtë situatë. Perëndimi duhet të kuptojë përgjegjësinë e vetë për këtë situatë, që po ashtu përsëri ka zanafillën në mos kuptimin fondamental të regjionit dhe kombinim arrogant të qëndrimit se të gjitha vendet e botës duhet njësoi të ndahen dhe respektojnë politikat dhe qëndrimet tona.

Përfundimi themelor mbetet se –“ vendet e Ballkanit nuk janë në gjendje që vetë të pajtohen, ndërsa sjelljet e bashkësisë ndërkombëtare ndonëse qëllim- mira vetëm sa shtojnë jo stabilitetin. Shpresoj shumë se po gaboj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat