Takohen Lajçak dhe Riker bisedohet për Ballkanin – konfirmohet bashkëpunimi BE-SHBA

Lajme

Takohen Lajçak dhe Riker bisedohet për Ballkanin – konfirmohet bashkëpunimi BE-SHBA

Nga: F. B. Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:26
Lajçak dhe Riker

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit sllovaku Miroslav Lajçak është takuar sot me shefin e Byrosë së Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi Filip Riker.

Lajmi për takimin mes Laçka e Riker dhe bisedës rreth Ballkanit perëndimor përkatësisht përtëritjes së bashkëpunimit mes BE edhe ShBA, u konfirmuar përmes postimit të Lajçak në rrjetin social Tviter.

Lajçak ka përshëndetur diplomatin e lartë amerikan nga Departamenti i Shtetit dhe ka nënvizuar se temë bosht e bisedës ishte situata aktuale në Ballkanin perëndimor.

“Kemi konfirmuar përtëritjen e fuqishme të bashkëpunimit ndërmjet ShBA dhe BE në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu në detaje kemi biseduar për situatën në regjion dhe për aktivitetet në të ardhmen” ka shkruar Lajçak.

Ky takim është zhvilluar sot, në kohën kur në Bruksel po qëndron edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani dhe kur pas komisarit Varhej pritet të takohet edhe me të dërguarin e BE për dialog Lajçak, por nuk ka njoftime nëse do takohet edhe me diplomatin amerikan Riker.

Takimi i fundit ndërmjet diplomatit amerikan Riker dhe të dërguarit të BE për dialog Lajçak, ka ndodhur në korrik të vitit që shkoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat