Bolton: Biden nuk do të heq dorë nga Ballkani, gabim t’i lihet Evropës

Lajme

Bolton: Biden nuk do të heq dorë nga Ballkani, gabim t’i lihet Evropës

Nga: F. B. Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:37
Joe Biden

Ish-këshilltari për siguri të ShBA-ve, Xhon Bolton ka vlerësuar se presidenti i ri Joe Biden nuk do të heq dorë nga Ballkani dhe do të “ishte gabim nëse Ballkani i lihet në dorë Evropës”, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

“Kujtoj shumë mirë rolin që Biden kishte në vitet 90-të në Kongres me rastin e konfliktit në ish-Jugosllavi, posaçërisht në Bosnje por edhe në regjion. Nuk mendoj se do të heq dorë nga kjo dhe zgjedhja e Viktori Nolland për pozitën e tretë më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, dike që është ekspert për Rusi, sekretar për Evropë në kohën e administratës Obama tregon se kur bëhet fjalë për Rusinë,e Ukrainën dhe Evropën qendrore e lindore në tërësi do të ketë shumë vëmendje dhe Nolland do të udhëheq politikë shumë të fuqishme”, tha Bolton për TVN1 të Sarajevës.

Bolton shprehet se nuk do befasonte tentimi i Biden për delegimin e përgjegjësisë për këtë hapësirë në BE.

“Konsideroj se kjo do të ishte gabim, e Zoti e bekoftë Angela Merkelin”, tha Bolton.

Ai shtoi se konsideron se çështja “me rëndësi vitale për ShBA dhe popujt e Ballkanit të përpiqet të kryejë punën e sjelljes së paqes edhe stabilitetit në regjion, ashtu që të jetë i mundshëm përparimi ekonomik".

“Konsideroj se sjellja e paqes, stabilitetit dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritet kryesor për ShBA”, tha Bolton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat