Petkoviç i përgjigjet Rada Trajkoviçit se as si mjeke nuk mund të pranojë suksesin e vaksinimit në Serbi

Lajme

Petkoviç i përgjigjet Rada Trajkoviçit se as si mjeke nuk mund të pranojë suksesin e vaksinimit në Serbi

Nga: F.B Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:45
Petar Petkoviç

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç iu përgjigj komentimit të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç duke theksuar se “është e çuditshme që as si mjeke Rada Trajkoviç nuk po mund të pranojë suksesin e Serbisë në lidhje me vaksinim, shkroi ai në Twiter, transmetojnë “Kosovo-online “dhe “Bota Sot”.

Rada Trajkoviç disa minuta më parë ka publikuar në status në rrjetin social Twiter ku ka shkruar se “ hap pas hapi (mic po mic) shkon zyra për Kosovën nga Kosova në Rashkë”.

Petkoviç me këtë rast pos këtij reagimi ka shtruar edhe pyetjen se cili politikan shqiptar nga Shqipëria ia doli të sigurojë vaksina kundër virusit.

“Cili është ai politikan shqiptar ia doli të sigurojë vaksinën? Duke shkruar post scriptum “Mos u shqetësoni, nëse dëshironi përherë mund të vini në kurorën e Savës dhe të vaksinoheni, sepse atje jetoni” shkroi Perkoviç në Twiter

Trajkoviç më herët ka publikuar këtë status pas njoftimit se drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë dhe përfaqësuesit e Listës Serbe të udhëhequr nga nënkryetari Goran Rakiç në Shtëpinë e Shëndetit në Rashkë janë vaksinuar me vaksinën kineze kundër virusit.

Më herët është njoftuar se edhe Dalibor Jevtiç ka pranuar vaksinën në Kurshumli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat