Vuçiq i ka disa fjalë për vizitat e politikanëve të Kosovës në veri

Lajme

Vuçiq i ka disa fjalë për vizitat e politikanëve të Kosovës në veri

Më: 31 janar 2021 Në ora: 23:58
Aleksandar Vuçiq

Duke folur për ngjarjet në Kosovë për shkak të zgjedhjeve lokale, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi provokime në veri të Kosovës.

I pari i shtetit serb, para takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, foli rreth vizitës së realizuar në Mitroviën e Veirut të u.d. të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe liderit të VV-së, Albin Kurtit, të cilat i cilësoi si provokime të shqiptarëve ndaj serbëve.

“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha ai.

Ai falënderoi serbët për reagimin e tyre të përmbajtur gjatë mbërritjes së politikanëve shqiptarë në veri dhe vuri në dukje se “Ne duhet ta ruajmë paqen.”

“Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer ata dhe për t’u thënë serbëve kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte asnjë dhunë fizike. Falënderoj ata për përmbajtjen e tyre. Ne duhet të mbajmë stabilitetin jo sepse “Ne jemi më të dobët, sesa paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po ec më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat