Takohen Avokatit i Popullit dhe i Shtetit diskutojnë për rastet në gjykata

Lajme

Takohen Avokatit i Popullit dhe i Shtetit diskutojnë për rastet në gjykata

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:46
Foto nga takimi

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi gjatë një takimi që pati sot me Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj kanë diskutuar për rastet në gjykatat si dhe ato në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtarë me të cilat Avokatura Shtetërore është duke punuar në vazhdimësi me këto raste.

Sipas një njoftimi për media, Istrefi e ka njoftuar Qelajn për punën dhe aktivitetet e Avokaturës Shtetërore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

“Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për rastet në gjykatat e rregullta si dhe ato në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtarë me të cilat Avokatura Shtetërore është duke punuar në vazhdimësi me këto raste. Nga ana tjetër Avokati Qelaj përgëzoi Istrefi për progresin që ka arritur Avokatura shtetërore duke e theksuar rolin shumë të rëndësishëm që ky institucion ka për Republikën e Kosovës.

Qelaj tha se duke marr parasysh veprimtarinë dhe mandatin kushtetues të institucionit të Avokatit të Popullit, mbetet i përkushtuar për të përkrahur çdo iniciativë e cila do të ndihmonte edhe më tej progresin e AVSH ngase sipas tij, Avokatura Shtetërore duhet të jetë një nga institucionet më të rëndësishme në shtet”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat