Serbia tash mundet të mos përmbush atë që ka nënshkruar

Lajme

Serbia tash mundet të mos përmbush atë që ka nënshkruar

Nga: F.B Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustruese

Pas njohjes dhe vendosjes së raporteve diplomatike të Kosovës nga Izraeli, hapësira manovruese e Beogradit nuk është e madhe shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo ka të bëjë me zhvendosjes e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem me çka e obligon marrëveshja e Uashingtonit, që mund të ndërlidhet me deklaratën e Vuçiq se raportet me izraelitët “do të ndërtohen në harmoni me rrethanat e reja”.

Si qëndron puna, marrëveshja e Uashingtonit është bërë sipas masës së Izraelit si aleati më i afërt i ShBA-ve dhe përmbushja e pjesshme e një pike, asaj të fundit ka të bëjë me Izraelin.

Vendi i kësaj pike në marrëveshjen ekonomike nuk ka kaluar pa habi as gjatë nënshkrimit, sepse në atë që nënshkruan kryeministri Hoti e Trump shkruan se Izrael njeh dhe vendos raporte diplomatike me Izraelin, ndërsa ndërmjet presidentit Vuçiq dhe Trump se Beogradi obligohet të zhvendos ambasadën në Jerusalem.

Izraeli nuk ka humbur kohë sipas “Sputnjik”, dhe përderisa hapi i Prishtinës edhe Izraelit ishte i pritshëm, askush nuk prit që pika e fundit e marrëveshjes të përmbushet pjesërisht e para, duke nisur nga qëndrimi se Kosova edhe Serbia heqin dore nga njohjet dhe tërheqjet e njohjeve për një vit.

A do ketë pasoja kjo, shefi i diplomacisë serbe Selakoviç tha se duhet pritur nëse vendet myslimane dhe arabe a do të njohin Kosovën.

Lidhur me këtë dhe ndikimin në botën arabe Slobodan Jankoviç nga Instituti i Politikës Ndërkombëtare shprehet skeptik.

“Varet në cilat vende mendohet sepse deri 2002 shumë vende arabe kane bashkëpunuar fshehur me Izraelin, Vitin e fundit disa kanë vendos edhe raporte diplomatike si Emirate , Bahreini dhe Arabia Saudite që ka kohë që bashkëpunojnë”, tha Jankoviç.

Çështja e lokacionit të ambasadave tërheq me vete statusin e vetë Jerusalemit, derisa izraelitët e konsiderojnë kryeqytet dhe palestinezët qytet të okupuar.

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, deklaroi pas marrëveshjes së Uashingtonit se 57 vende të Ligës arabe dhe organizatës islamike mund të bashkëpunojnë në tërheqjen e njohjeve të Kosovës pas marrëveshjes lidhur me Izraelin, por nga ai paralajmërim nuk ka tash për tash asgjë.

Sipas Jankoviç kjo tregon se gjithnjë e më shumë vende bashkëpunojnë me Izraelin.

“Janë zbardhur dokumente nga 2010 për bashkëpunim në siguri mes amerikanëve edhe vetëqeverisjes palestinez me ndërmjetësim të Izraelit. Kur kjo merret parasysh qëndrimi i vendeve arabe nuk është unik dhe janë të ndarë lidhur me Izraelin sikurse edhe rreth çështjes së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij njohja e Kosovës është pasojë e marrëveshjes së Uashingtonit. “Tash kemi qëndrimin e administratës së re amerikane që nuk ka asgjë kundër letrës së marrëveshjes, që do thotë se pritet të përmbushet, Ka mundësi që ajo përmbushje të shtyhet në pjesën e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem dhe kjo mund të bëhet”, tha Jankoviç për “Sputnjik”.

Kur u fut pika rreth Izraelit në marrëveshje ekonomike shumë kush pyeti si mund të ndodhë kjo, asokohe u dëgjua spekulimi se Serbia mund të mos përmbush atë që ka nënshkruar rreth Izraelit dhe pranimit të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat