Kurti e Osmani takojnë qytetarët e Obiliqit, të bindur se do t’i mbërrijnë 61 deputetë

Lajme

Kurti e Osmani takojnë qytetarët e Obiliqit, të bindur se do t’i mbërrijnë 61 deputetë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani janë takuar me qytetarët në Obiliq.Madje sipas tij, për 15 minuta sa qytetarët shpenzojnë për të votuar do të rregullojnë jetën e tyre për 4 vjet.

“Presim t’i mbërrijë mbi 61 deputet. Do të vazhdojmë marshimin ndërkohë ju bisedoni me farefisin dhe u thoni se më një investim 15 minuta deri te shkolla do të ju qes në dritë për 4 vjet”.

Kurse u.d e presidentes Vjosa Osmani tha se atyre që i kanë shkartuar dëme të mëdha vendit që nga pas lufta u ka ardhur fundi pas 14 shkurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat