Drecun: Pa ndryshimin e qëndrimit të Kosovës nuk pres përparim në dialog

Lajme

Drecun: Pa ndryshimin e qëndrimit të Kosovës nuk pres përparim në dialog

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:52

Nëse dikush paralajmëron se do kërkohet revokim i marrëveshjes së Brukselit në pjesën që ndërlidhet me krijimin e Asociacionit të komunave serbe apo porositë se dialogu përmbyllet me njohje të ndërsjellë , atëherë aty nuk ka dialog, ka thënë Milovan Drecun kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Drecun deklaroi se kur bëhet fjalë për Kosovën, është me rëndësi që populli serb të ruaj unitetin, që sipas tij, mund të arrihet vetëm përmes Listës Serbe, ashtu që serbët të kenë përfaqësuesit e vetë në institucionet e përkohshme të Prishtinës.

Ai vlerësoi për RTS se zgjedhjet në Kosovë janë me rëndësi që të shihen se në cilin drejtim shkon disponimi i politikanëve në Prishtinë kur bëhet fjalë për dialogun e Prishtinës me Beogradin.

Sipas deklaratave të liderëve shqiptar, Drecun nuk pret përparim në dialog.

“Nëse ata paralajmërojnë revokim të marrëveshjes së Brukselit  në pjesën që ndërlidhet me krijimin e Asociacionit, apo porositë se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, aty nuk ka dialog shprehet ai.

Drecun shtoi se Prishtina shpreson që presioni do orientohet në Beogradin, para së gjithave pas ndryshimit në administratën e Uashingtonit.

“Beogradi nuk do të pranoj shtetin e rrejshëm të Kosovës nën asnjë kusht dhe nëse qëllimi shqiptarëve është të shkohet në atë drejtim në bisedimet eventuale me Beogradin, atëherë nuk shoh ndonjë mundësi për arritjen e zgjidhjes”, thotë Drecun.

Zgjidhja për Kosovën duhet të jetë specifike, Drecun tha se për zgjidhje inovative kërkohen politikan të guximshëm me vizion dhe tash ata nuk i sheh në palën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat