Burdushi shfaqet me hajmali: VV e gjeti dashurinë për Shën Valentin, PDK e LDK i ka kap ‘msyshi’

Lajme

Burdushi shfaqet me hajmali: VV e gjeti dashurinë për Shën Valentin, PDK e LDK i ka kap ‘msyshi’

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Hysri Peqani, i njohur si Burdushi

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka komentuar rezultatin e partive në zgjedhjet që u mbajtën sot.

Burdushi ka folur për rezultatin e madh të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.

“Sot fitoi dashuria. VV i ka magjepsur me dashuri dhe ndershmëri votuesit. VV i ka verbëru me dashuri partitë e tjera”, tha Burdushi.

Ndërkaq Burdushi, tha se PDK-në dhe LDK-në, që dështuan në këto zgjedhje, kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’.

“PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi.

Burdushi tha se edhe moti i ftohte ka ndikuar në rezultatin e dobët të LDK në zgjedhje.

Deri me tash KQZ ka numëruar 76,68% të votave në nivel të Kosovës.

Nga votat e numëruara, LVV ka marrë 48,14% të votave, PDK ka 17,51% dhe LDK ka fituar 13,35% të votave.

AAK ka rezulton të ketë marrë 7,43% të votave, sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së. Ndërkaq NISMA ka vetëm 2,70% të votave, duke i thënë lamtumirë Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat