Selakoviç: Nuk pranojmë se njohja e pavarësisë është zgjidhja e vetme serbe

Lajme

Selakoviç: Nuk pranojmë se njohja e pavarësisë është zgjidhja e vetme serbe

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:44
Selakoviç

Qëndrimi se zgjidhja e vetme për Beogradin është pranimi i Kosovës në Serbi nuk do të has në përgjigje të dëshiruar. Nuk e di me atë pozitë do përfitojë në bashkëpunimin serioz dhe konstruktiv. Kam frikë se zgjidhja që kërkohet nga Serbia “vetëm pranoni këtë” më shumë duket destruktive, por edhe kur duket se nuk ka hapësirë për zgjidhje kreative, de duhet ta kërkojmë, aq sa përpiqemi do mund të ndikojmë ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç në intervistën për “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Kështu Selakoviç sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pas erës në shpinë të Prishtinës që iu dha presidenti i Shtëpisë së Bardhë Biden, kur kërkoi se Beogradi të fokusohet në njohjen e ndërsjellë.

Biden “instruksionin” për Kosovën e transmetoi në urimin e shtetësisë së Serbisë, u cilësua jo-diplomatike dhe kam thënë për të atë që mendoi tha Selakoviç, duke shtuar se përkundër kësaj nuk përjashtohet mundësia për arritjen e kompromisit.

“Biden njeh mirë këtë pjesë të Evropës dh problemet me dekada, por ato nuk zgjidhen me një hap, Nuk jam nga ata që shoh automatikisht pozicionin e keq të administratës amerikane ndaj neve. Jam i bindur se me politikën tonë shtetërore dhe përkushtimin e nacionalitetin, së bashku me ambasadorin në Uashington do gjejmë bashkëbisedues që na dëgjojnë. Kanë ndryshuar shumë gjëra dhe tash jemi faktor kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ekonomik” tha ai.

Në pyetjen se në takimin Makron-Vuçiq u përmend[n zgjidhjet inovative, a ka Beogradi ndonjë zgjidhje dhe nëse e kanë prezantuar, Selakoviç tha: “Ka gjithnjë mundësi dhe për to flasim me ata që mund të ndikojnë në këtë. Vendet e Ballkanit tash 13 vjet bisedojnë rreth kësaj teme dhe njohjes së pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës. Disa mendojnë se ajo është për të cilën nuk ka çka të bisedohet përveç pranimit dhe normalizimit të raporteve, po kjo nuk është pozicioni i Serbisë dhe kundër kësaj luftojmë” tha ai.

Në pyetjen nëse mund të mbështet Serbia më shumë në Kinën dhe Rusinë, pasi BE duket e pafuqishme për të respektuar marrëveshjet për të cilat ishte garant, ai u shpreh se “miqësia jonë me Rusinë e Kinën është dëshmuar në disa momente kyçe për shtetin tonë. Mbështetja në KS të OKB-së për ndalimin e hyrjes së Kosovës në organizata ndërkombëtare është thelbësore, në anën tjetër me rëndësi është vazhdimi i rrugës së integrimit evropian.

A mund të realizohet anëtarësimi në BE nëse mbi kokë na qëndron pranimi i Kosovës si kusht, ishte pyetja tjetër ku ai tha “Asnjë akt ndërkombëtar nuk ka vendos para neve një kusht të këtillë për anëtarësim, kanë fol vetëm për normalizim dhe për asnjë njohje.

Ai ka përmendur edhe vërejtjen për mos harmonizimin e politikës me BE dhe sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe rezolutën për Krime, duke vlerësuar se me atë nuk i kemi bërë dëm vetës, duke theksuar se respektojmë mbi 60 për qind të vendimeve të shërbimit të politikës së jashtme të BE-së.

Lidhur me njohjen nga Izraeli dhe ambasadën në Jerusalem, Selakoviç tha se në Uashington, Vuçiq ka thënë se nëse Izraeli tregon respekt ndaj Serbisë, do të dijë çfarë hapi do ndërmarrim, por ky gjest nuk ishte shprehje e miqësisë dhe respektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat