Ky është teksti i Himnit të Kosovës

Lajme

Ky është teksti i Himnit të Kosovës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Jemi mënuar t’i dëgjojmë vetëm tingujt e Himnit të Kosovës, mirëpo a e keni ditur se ekziston edhe teksti, i cili nuk përdoret në asnjë ngjarje të vendit, por as jashtë vendit.

Në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.

Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.

Himni i Kosovës, titullohet “Evropa”.

Lexoni dhe dëgjojeni tekstin e himnit të Kosovës.

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat