Ky është njëri nga policët e Kosovës, i përfshirë në rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas

Lajme

Ky është njëri nga policët e Kosovës, i përfshirë në rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 20:54
Visar Kërqeli

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, për veprën penale të rrëmbimit, e dy prej tyre janë zyrtarë policorë.

Nga Prokuroria Themelore në Gjilan u bë e ditur se të njëjtit dyshohet se në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës rrëmbyen dy shtetas të Maqedonisë me qëllim të përfitimit material dhe të njëjtit i mbajtën në një villë.

Burime të lajmit bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit prej zyrtarëve policorë është Visar Kërqeli.

Image

Kërqeli edhe më parë pati pasur probleme me hetuesinë, por që së fundi ishte rikthyer në pozitën e zyrtarit policor.

Kërqeli kishte një proces gjyqësor bashkë me 10 pjesëtarë të tjerë të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës asokohe e njohur si (ROSU), të cilët akuzoheshin se në vitin 2013 kishin keqtrajtuar shoqëruesit e Aleksandar Vulinit në Kosovë.

Në mesin e të akuzuarve ishte edhe Visar Kërqeli, zyrtar policor nga Komuna e Gjilanit.

Pasi që procesi gjyqësor kishte përfunduar dhe i njëjti ishte liruar nga akuza, ai u kthye në Policinë e Kosovës.

Së fundi, i njëjti shpesh herë është parë edhe si shoqërues i një prej repereve, e njohur si Tayna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat