Sahiti: Rreth 400 mijë euro ka konfiskuar Policia në aksionin e sotëm

Lajme

Sahiti: Rreth 400 mijë euro ka konfiskuar Policia në aksionin e sotëm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Nazmi Sahiti

Drejtor i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, Nazmi Sahiti, ka thënë se në aksionin e sotëm të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa komuna, kanë sekuestruar rreth 40 mijë euro.

Ai ka thënë se aksioni është zhvilluar edhe në disa komuna si atë të Gjilanit, Istogut dhe Pejës.

“Diku rreth 400 mijë euro janë konfiskuar.

Përveç në Ministrinë e Bujqësisë, janë kryer bastisje edhe në disa komuna si në  Gjilan, Istog dhe Pejë. Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve dhe janë hetuar nga vepra penale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat