Petkoviç polemizon me Vjosa Osmanin rreth hartës në zyrën e Lajçakut

Lajme

Petkoviç polemizon me Vjosa Osmanin rreth hartës në zyrën e Lajçakut

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Lajçak

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petkoviç ka pyetur në publikimin e tij në rrjetin social Tëiter ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, pse është shqetësuar aq shumë për një “hartë të zakonshme” nëse deklaroni se Kosova është e pavarur?

Këtë pyetje e bëri ai, pas reagimeve të Kosovës dhe në veçanti Vjosa Osmanit për hartën ku shihet prapa Miroslav Lajçakut.

“Atje ku ju shihni kufij, si dhe ku sipas Kushtetutës së Serbisë i shohim ne, tregon sa jemi larg dhe sa na duhet dialogu dhe kompromisi”, ka shkruar ai në Tviter.

Petkoviç sipas “Informer” shprehu habinë që Osmani sulmon Beogradin për krime, ndërkohë që liderë të UÇK-së po akuzohen për krime ndaj civilëve serb.

“Këtyre ditëve nuk po ju ec ndryshimi i tezave dhe konstatimeve, e vërteta është mbi gjithçka”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat