Shpëtim Idrizi: Këtyre u dhemb veshi kur flet Albin Kurti, kush s’do bashkim kombëtar, e shkel kushtetutën

Lajme

Shpëtim Idrizi: Këtyre u dhemb veshi kur flet Albin Kurti, kush s’do bashkim kombëtar, e shkel kushtetutën

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:38
Shpëtim Idrizi

Në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka folur rreth mundësisë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Idrizi thotë se kur flet ai dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shumë politikanëve u dhembin veshët nga tezat që artikulojnë.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se bashkimin kombëtar e kanë të shkruajtur në Kushtetutën e Shqipërisë.

“I dëgjoni kta që thon dikujt i dhemb veshi kur ne flasim për bashkim kombëtar apo kur flet Albin Kurti. Bashkimin kombëtar e kanë të shkruajtur në Kushtetutën e Shqipërisë në preambulën e saj është e zeza mbi të bardhë, për aspiratat e kombit shqiptarë, për identitet dhe bashkim kombëtar dhe kush kërkonte bashkimin kombëtar pa dyshim është duke zbatuar kushtetutën. Kush është kundra Bashkimit kombëtar pa dyshim që është edhe kundra Kushtetutës. Të bashkohemi ne, padyshim formohet një Shqipëri më e fortë, një ekonomi më e fortë, më me peshë por jo më folklorizëm. Në rradhë të parë ne duhet të afrohemi nëpërmjet arsimit, gjuhës, akademisë së përbashkët, shkollimit njësoj të afreohemi nëpërmjet ekonomisë”, ka dekaruar Shpëtim Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat