Reagimi i vëllait të Oliver Ivanoviqit, pas tërheqjes së urdhër arrestiti për Radoiçiqin

Lajme

Reagimi i vëllait të Oliver Ivanoviqit, pas tërheqjes së urdhër arrestiti për Radoiçiqin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:10
Mirosllav Ivanoviq

Urdhërarresti për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është tërhequr.

Këtë e ka konfirmuar edhe gjyqtari Valon Kurtaj.

Këtë rast e ka komentuar Mirosllav Ivanoviq, vëllai i Oliverit.

 Ai tha se është befasuar me një vendim të tillë, dhe se kjo mund të paraqet një kthesë në tërë këtë histori.

“Një prej arsyeve të tërheqjes së vendimit, pavarësisht se kërkohej – është se dikush i ka ‘eliminuar’ dyshimet për këtë njeri – që ai të mos konsiderohet fajtor, por natyrisht se për një gjë të tillë ekzistojnë arsye tjera”, ka shtuar Ivanoviq.

I pyetur të komentoj deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se është konfirmim i asaj çfarë ka deklaruar më herët, se Radoiçiq nuk është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.“Nuk e di se kush mund të flet për çfarëdo aktakuze e më pak për pafajësi, nuk shoh ndonjë arsye të komentoj pafajësinë e dikujt”, shtoi vëllai i të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat