Largohen trupat e viktimave të vrasjes së dyfishtë në Prishtinë

Lajme

Largohen trupat e viktimave të vrasjes së dyfishtë në Prishtinë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipet e Mjekësisë Ligjore kanë larguar trupat e çiftit që mbetën të vrarë sot në mëngjes në lagjen Emshir në Prishtinë.

Duket se tashmë kanë përfunduar të gjitha ekzaminimet dhe trupat janë larguar nga ajo zonë ku jetojnë shumë qytetarë, të cilët sot janë shqetësuar në mëngjes nga të shtënat me armë

Për këtë rast me detaje të reja ka dalë edhe Policia e Kosovës.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka vënë në dukje se viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Burime të IndeksOnline nga vendngjarja kanë bërë të ditur se Lulëzim Sopi për motive xhelozie fillimisht ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij, Sebahate Sopen, dhe më pastaj ka kryer vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat