Avokati i Popullit: Gjatë emergjencës shëndetësore u shkelën të drejtat e njeriut në Kosovë

Lajme

Avokati i Popullit: Gjatë emergjencës shëndetësore u shkelën të drejtat e njeriut në Kosovë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Avokati i Popullit ka dalur me raport ku thuhet se gjatë emergjencës shëndetësore në Republikën e Kosovës kishte shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kjo sepse sipas këtij raporti autoritetet kanë dështuar të përmbushin detyrimet kushtetuese ndaj qytetarëve që potencialisht kanë pasur nevoja për shërbime shëndetësore.

Ky raport përmend edhe mungesën e bombolave të oksigjenit.

E veprimet e autoriteteve shëndetësore për ndërprerjen e operacioneve selektive dhe ambulancave specialistike ishte pa bazë juridike, dhe po ashtu nuk kishin lënë asnjë lloj alternative se ku mund të trajtoheshin këta persona dhe shteti nuk kishte marrë përgjegjësitë që i takonin, thuhet në raport.

Raporti rekomandon Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe t’i krijojë të gjitha parakushtet që vizitat specialistike dhe operacionet selektive të kryhen pa pengesa.

Raporti i plotë: https://www.oik-rks.org/2021/03/12/raport-me-rekomandime-ex-officio-rasti-nr-4342020-ne-lidhje-me-kufizimet-e-ofrimit-te-sherbimeve-shendetesore-gjate-pandemise-covid-19-ne-kosove/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat