Votimi në Holandë, personi që bllokon vizat për Kosovën po fiton bindshëm

Lajme

Votimi në Holandë, personi që bllokon vizat për Kosovën po fiton bindshëm

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:18
Mark Rutten

Janë mbyllur vendvotimet në Holandë dhe kanë dalur rezultatet e para të sondazheve. Sipas tyre,  kandidati i VVD, Mark Rutten është fitues.

Në Holandë është votuar për zgjedhje në nivel vendi në një proces votimi që zgjati tri ditë. Sipas sondazheve të para, VVD e Mark Rutten do të fitojë 35 nga 170 ulëset e Kuvendit holandez.

Rutten është kryeministër i Holandës që 10 vjet dhe ky vend është bllokuesi kryesor i liberalizimit të vizave për Kosovën, së bashku me Francën.

Raportuesja e BE-së për Kosovën Viola von Cramon kishte akuzuar Presidentin Francez Emanuel Macron dhe Kryeministrin Hollandez Mark Rutte, si personat përgjegjës për bllokimin e liberalizimit të vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës.

Holanda dhe Franca po ashtu ishin ndër shtetet bllokuese të fillimit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mark Rutte është në rrugën e duhur për të fituar një mandat të katërt, me partinë e tij konservatore që kryeson në një sondazh të parë në zgjedhjet e mbizotëruara nga pandemia e koronavirusit.

Partia VVD e Rutte ishte parashikuar të merrte 35 vende në dhomën e ulët, duke i dhënë atij një mandat të qartë për të formuar një qeveri të re të koalicionit. D-66 e qendrës së majtë pro-BE është në vendin e dytë në 27 vende, tregoi sondazhi.

Ndërkohë Rutte ka bërë të ditur se nuk do të bëjë koalicion kësaj radhe me partinë anti-islamiste dhe euroskeptike pas deklaratave ekstremiste të këtyre të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat