Gjilas: Vuçiqin po e braktisin bashkëpunëtorët e ngushtë, pranë tij po afrohen njerëz të çuditshëm

Lajme

Gjilas: Vuçiqin po e braktisin bashkëpunëtorët e ngushtë, pranë tij po afrohen njerëz të çuditshëm

Nga: F.B Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:04
Beba Popoviç

Sipas liderit të Partisë Lirisë dhe Drejtësisë Dragan Gjilas, “këshilltari nën hije – ‘shkëlqesia gri’ Beba Popoviç nuk është më pjesë e ‘ekipit’ të presidentit të Serbisë dhe SNS”, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Ai thotë se “shkëlqesia gri” e SNS dhe kreatori i të gjitha ideve të “çmendurive” të presidentit Vuçiq dhe satelitëve të tij, ka braktisur ekipin e subjektit SNS të Vuçiqit.

“Kam dëgjuar se Beba Popoviç që njihet si këshilltari nën hije i Vuçiq, e ka braktisur Vuçiqin. Rreth Vuçiqit po tubohen një botë e çuditshme e njerëzve, janë disa që janë të këqij dhe bëjnë gjëra të këqija dhe që janë ndarë nga ai. Tash kanë mbetur ata që falsifikojnë këtë letër dhe bëjnë gjëra të ngjashme”, tha Gjilas, duke menduar për llogaritë që sipas pushtetit i ka ai në botën e jashtme.

Prej këtyre njerëzve, si shprehet Gjilas u falsifikua letra nga Muricius dhe marri të ngjashme të pakuptimta që secilën ditë fabrikohen nga SNS në adresë të politikanëve që nuk janë bashkë mendimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat