Gegaj: Abazoviç nuk po vepron si lider shtetëror

Lajme

Gegaj: Abazoviç nuk po vepron si lider shtetëror

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:51
Nikoll Gegaj (në mes)

Balkan Talks në Euronews Albania në emisionin e sotëm fokusohet tek realiteti ekonomik, politik me të cilin ballafaqohet Mali i Zi. PDS-ja humb zgjedhjet e viti të kaluar, por kryetar i saj Gjukanoviç nuk largohet. Në zgjedhjet lokale në Nikshiq Partia Demokratike e Socialistëve pësoi një tjetër humbje. Ish kryetari në bashkinë e Tuzit Nikoll Gegaj dhe funksionar i PDS-së do analizojë jetën politike në Malin e Zi.

“Zgjedhjet e 30 gushtit  ishin një shuplakë e rendë jo vetëm, për partinë tonë, por edhe sa i përket politikës për pavarësinë e Malit të Zi, pasi fituan pro serbët dhe pro rusët. Ajo që ndodhi në Nikshiq  nuk ishte diçka e habitshme, por PDS në një komunë që ka popullsinë me numër të dytë më të madhe dhe thanë që do ketë rënie, por ndodhi e kundërta pasi ne dolëm fituese me 18 ulëse në parlamentin aty,” – thotë ish kryetari i bashkisë Tuz.

Pavarësisht humbjes në zgjedhjet kryetari i PDS-së Gjukanoviç nuk u largua nga partia. Gegaj tregoi se vendimi i tij për të mos u larguar lidhet me dëshirën e tij që Mali i Zi të vazhdoj rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Gjukanoviç  ai donte të largohej nga posti i liderit dhe t’ia linte vendin gjeneratave të reja, por të rinjtë që e duan Malin e Zi e shohin si të vetmin që do e realizonte këtë.  E vërteta është që Gjukanoviç është një lider që dominoi në Malin e Zi , sulmet  me të mëdha ndaj tij vijnë nga Beogradi, Moska, Banjalluka, pra Putin, Vuçiç e Dodit dhe qëllimi i tyre është që Mali i Zi mos jetë pjesë e NATO-s dhe projekti i tyre dështoi pasi Gjukanoviç pranoi pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte shuplakë për ta,”- rrëfen Nikoll Gegaj.

Gegaj mendon se Dritan Abazoviç nuk po vepron si lider shtetëror.

“Abazoviç nuk ka retorikë vendimtare se forca e tij politike është e vogël. Në zgjedhjet lokale në Nikshiqi, Abazoviç s’ka pasur rritje, pra ka vetëm një mandat ulës aty. Pra puna e tij s’ka fituar asnjë. Abazoviç bëri disa aktivitet të mirëpritura nga opozita, por është ndryshe të jesh lider shtetëror. Sulmet më të ashpra ndaj tij vijnë nga subjektet që kanë votuar atë, pra aleatët e tij,” – shprehet Gegaj.

Ish kryetari i bashkisë së Tuzit tregon se ftesës së Krivokapiç për bisedime nuk e pranuan të gjitha forcat politike shqiptare.

“Nuk është tragjedi që të jesh në një qeveri demokratike, por kjo qeveri është krijuar nga kisha serbe. Na erdhën ftesa nga Krivokapiç dhe ju paraqitën disa nga forcat shqiptare në bisedime, ndërsa disa nuk donin të uleshin më të,” – thotë ish kryetari i bashkisë së Tuzit Nikoll Gegaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat